Tre kriteret që e bëjnë një punë të pranohet tek Allahu

Pyetja e 1-rë:Cilat janë kriteret që e bëjnë një punë të pranohet tek Allahu?

Përgjigjja: Kriteret bazë që e bëjnë një vepër të pranohet tek Allahu janë tre:

Besimi në Allahun Një të vetëm dheveçimi i Tij në adhurim, bazuar në fjalën e Allahut të Lartësuar i Cili ka thënë:
﴿إِنَّ الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ كَانَتْ لَهُمْ جَنَّاتُ الْفِرْدَوْسِ نُزُلًا﴾[الكهف: 107]

{Vërtet ata të cilët besuan dhe bënë vepra të mira e përmirësuese, vendqëndrimi i tyre do të jetë në xhenetet(kopshtet më të larta)të Firdeusit!}(el-Kehf:107)

Ndërsa i Dërguari i Allahut – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të! – ka thënë:

«قل آمنت بالله ثم استقم»

«Thuaj: “I kam besuar Allahut” dhe bëhu iqëndrueshëm në këtë!»(Muslimi)

Sinqeriteti, i cili është të vepruarit e veprës vetëm për të fituar kënaqësinë e Allahut, pra, pa e përlyer atë me dyfytyrësi apo me dëshirën për t’u dukur, bazuar në fjalën e Allahut të Lartësuar i Cili thotë:
﴿ فَاعْبُدِ اللَّهَ مُخْلِصًا لَهُ الدِّينَ﴾[الزمر: 2]

{…adhuroje Allahun me sinqeritet dhe duke ia kushtuar fenë vetëm Atij!}(ez-Zumer:2)

Përputhja me praktikën e të Dërguarit të Allahut– Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të! – siç ka thënë Allahu i Lartësuar:
﴿ وَمَا آتَاكُمُ الرَّسُولُ فَخُذُوهُ وَمَا نَهَاكُمْ عَنْهُ فَانْتَهُوا وَاتَّقُوا اللَّهَ إِنَّ اللَّهَ شَدِيدُ الْعِقَابِ﴾[الحشر: 7]

{Atë që jua jep (porosi)i Dërguari, merreni, dhe atë që jua ndalon, hiqni dorë prej saj, e kijani frikën Allahut se vërtet Allahu ndëshkon ashpër!}(el-Hashr:7). Ndërsa i Dërguari i Allahut – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të! – ka thënë:

«من عمل عملاً ليس عليه أمرنا فهو رد »

«Kush vepron një vepër që nuk përputhet me atë në të cilën jemi ne, ajo do të jetë e refuzuar!» (Muslimi)

Fjala «…nuk përputhet me atë në të cilën jemi ne…» nënkupton: që nuk ka ardhur argument nga i Dërguari i Allahut – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!- për të, por është vepër e shpikur dhe e sajuar nga vetë njerëzit.

Fjala «…e refuzuar…» nënkuptonse adhurimi është i papranuar dhe në të njëjtën kohë është edhe gjynah, ngase personi që e bën atëka sjellë një adhurim të cilin nuk e ka legjitimuar Allahu i Lartësuar dhe as i Dërguari i Tij – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!-.

Marrë nga libri:

“Mësoje Besimin tënd prej Kuranit dhe Sunetit autentik”

Nga profesor: Muhamed bin Xhemil Zejno

Përktheu: Bashkim Selmani

Related Posts

My inheritance came with a twist!

Below are three real-life inheritance stories that speak of the importance of the legacy those who pass away leave behind. This legacy isn’t always material, sometimes it…

Donald Trump says he may go for third term as president using ‘loophole’: ‘A lot of people want me to do it’

Donald Trump has revealed that he is not ruling out a third term as President of the United States – despite the rules currently stating that nobody…

Hulk Hogan Breaks His Silence After Daughter Brooke Alleges Years of Mental and Physical Abuse

Hulk Hogan has seemingly responded after his daughter Brooke made explosive claims that she’s been “verbally and mentally abused since childhood”. Last week, Linda Hogan, Hulk Hogan’s…

Granddaughter Had No Dance Partner—Until Grandpa’s Moves Stole the Show with 8 Million Views!

When 10-year-old Maeve asked her 72-year-old grandfather, Bill “Gramps” Jones, to join her for a tap dance recital, neither of them knew they would steal the show….

“My 22-Year-Old Son Is Demanding a Car or He’ll Move in With My Ex-Husband”

My son is Michael. He had just turned 22 last month, and I thought we had passed the turbulent teenage years. Little did I know, a storm…

92-yr-old’s epic response to a teenager’s wild hair will leave you in stitches

I accidentally saw this story on the internet, and it’s too good not to share! Someone took their 92-year-old dad to the mall the other day to…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *